Veprimet që stimulojnë dhe shtojnë lëvizjet e foshnjës në barkun e nënës!

Dr Petrit Pupa
Gjinekolog Obsteter

Lëvizja e parë e fëmijës në barkun e nënës mbetet si një nga momentet më drithëruese dhe emocionuese për të gjitha nënat, një ndjesi që çdo nënë dëshiron ta përjetojë vazhdimisht. Kur fillojnë lëvizjet e fetusit? Lëvizjet e fetusit fillojnë në tremujorin e dytë. Tashmë ju mund të përjetoni magjinë e këtyre momenteve kur të dëshironi. Ndiqni si më poshtë pesë metoda që nxisin lëvizjen e fetusit.

– Pini një gotë ujë të ftohtë.
I vogli juaj do të zgjohet menjëherë sapo uji i ftohtë të derdhet në barkun tuaj.

Temperatura e ftohtë e ujit bën që fëmija ta ndiejë atë dhe të lëvizë në kërkim të ngrohtësisë. Këtë mund ta bëni edhe duke vendosur një pako akulli në bark, thjesht shtypeni me butësi pakon e akullit në bark.

– Shtypni barkun me gishta.
Jini të kujdesshëm dhe bëjeni me butësi këtë veprim. Kjo është metodë që funksionon, është e njëjta teknikë që përdoret kur shkoni tek specialisti për të bërë ultratingujt. Ndërkohë që ai përdor pajisjet e tij për ta bërë këtë, ne ju sugjerojmë të përdorni diçka më të sigurt, gishtat tuaj. Thjesht duke bërë disa lëvizje të vogla, të qeta në mënyrë që të ndjeni lëvizjen e të voglit brenda jush.

–Pini lëngje frutash natyralë.
Duke pirë një gotë lëng peme, do të ndjeni lëvizjet e fëmijës. Ndryshimi i papritur i niveleve të sheqerit në gjak do të nxisë lëvizjet e tij. Ne ju rekomandojmë të mos provoni lëngje frutash të paketuara pasi ato përmbajnë ëmbëltues artificial të cilat mund të jenë të dëmshme për fëmijën tuaj.

– Ndryshimi i gjendjes.
Zakonisht fëmija ndjek rutinën e nënës në bark. Nëse ju do të qëndroni për një kohë të gjatë shtrirë edhe i vogli do të bjerë në gjendje gjumi. Nëse ju do të provoni të ndryshoni gjendjen tuaj fëmija do të gjallërohet në bark.

– Këndojini fëmijës.
Po, një ninullë e ëmbël që i këndohet fëmijës para lindjes do të nxisë një reagim të fortë të tij. Ju mund të provoni të vini një muzikë të ëmbël në bisedat prindërore, por në këto raste kujdes, një muzikë me volum të lartë mund të lëndojë veshët e të voglit tuaj të cilët janë ende në zhvillim.

#drPupa