Veri, gjendet i vdekur polici në banesën e tij

D. V., rreth 45 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës, përkatësisht në banesën ku ka jetuar viktima.

Burimet më tej kanë shtuar se viktima ka qenë pjesëtar i policisë së Kosovës dhe ka shërbyer në stacionin e veriut të Mitrovicës, ndërsa ka jetuar i vetëm në banesë.

KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me ngjarjen, por pa sukses.