Vërshimet morën gjithçka pas vetes në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka qenë njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet të cilat ndodhën së fundmi në vendin tonë. Aty, vërshimet morën gjithçka pas vetes duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Përveç që rrugët e qytetit gjatë ditës së djeshme u shndërruan në “lumë”, sot banorëve të fshatit Potoqan i Poshtëm uji u ka hyrë edhe në shtëpi.Në disa fotografi të cilat Gazeta Blic i ka siguruar, shihen edhe dëmet e shkaktuara. 

Ndryshe, ky fshat është njëri ndër vendet më të prekura nga vërshimet në këtë komunë.