Edhe komuna e Malishevës është duke u përballur me vështirësi të shumta, pas reshjeve të shiut dhe borës.

Disa fshatra në këtë komunë janë vërshuar, ndërsa në qytet lokale të tëra janë mbushur me ujë.

Edhe qendra e qytetit është vërshuar nga uji, ku si pasojë është vështirësuar qarkullimi i qytetarëve.