Veseli: Do ta shtojmë përkujdesjen ndaj veteranëve

Kryetari i PDK-së, njëherësh edhe kandidat për postin e kryeministrit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para të cilëve ka shpalosur programin e tij qeverisës duke i treguar se cilat hapa do t’i ndërmerr në favor të tyre gjatë udhëheqjes së tij.

“PDK-ja do ta shtojë përkujdesjen për veteranët. Do të ndërmerr hapa konkretë për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë edhe çështjen e mashtruesve që janë futur në mënyrë abuzive në listat e veteranëve të UÇK-së”, tha Veseli, për çka u duartrokit nga të pranishmit.

“Do të përmirësojnë ligjin për statusin e veteranëve. Të gjithë veteranët që janë të punësuar në sektorin privat do të paguhen me 80 përqind të pensionit të veteranit, ndërsa ata që punojnë në sektorin publik, do të përfitojnë 50 përqind të shumës që u takon”.

“Përveç kësaj, përfituesit e skemës së veteranëve do të vazhdojnë të kenë beneficione dhe lirim në shpenzimet e energjisë elektrike dhe ato të zhdoganimit të veturave”.

“Për familjet e dëshmorëve dhe martirëve kemi bërë një padrejtësi e cila që në tremujorin parë nuk do të ketë më për asnjë familje të tillë ndalje të pensioneve kontributdhënëse, pra do të marrin edhe pensionet kontributdhënëse e edhe pensionet të cilat u takojnë si familje e dëshmorëve”, u shpreh ai.

Në fund Veseli i ftoi ata që bashkërisht t’i bashkoheni luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit të vendit.