Veseli: Do të subvencionojmë deri në 80 për qind interesin e kredive për prodhim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot për vizitë në Prizren.

Atje ai ka qëndruar në njërën prej kompanive prodhuese me ç’rast ka është zotuar se fermerët do të kenë përkrahje shumë më të madhe nën qeverisjen e tij.

“Fermerët e Prizrenit, që sot i takova, por edhe të gjithë Kosovës, në qeverisjen time do të kenë përkrahje shumë më të madhe. I kuptojmë nevojat e tyre, prandaj edhe do t’i rrisim investimet në sistemet e ujitjes, do ta rrisim kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe do ua subvencionojmë deri në 80 për qind interesin e kredive për prodhim”, ka deklaruar kreu i PDK-së, Veseli.

Veseli më tej ka shtuar se i kupton rreziqet e punës, prandaj edhe do t’i sigurojnë produktet bujqësore dhe do të investojnë më shumë në ndërtimin e infrastrukturës moderne për grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e prodhimeve bujqësore.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, fruit and food

“Njerëzit që punojnë tokën janë kudo njerëzit më të përkushtuar dhe më të ndershëm. Të tillë janë edhe fermerët tanë, që me mund dhe djersë mbajnë familjet e tyre. Prodhimet bujqësore të tokës sonë do t’i përkrahim dhe në tregun e brendshëm përmes Ligjit të Përkrahjes së Produkteve Vendore”, ka deklaruar Veseli.