Veseli e etiketon Buxhovin si “fosil”

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh numri një i PDK-së, ka komentuar deklaratat e fundit të shkrimtarit dhe njërit prej themeluesve të LDK-së, Jusuf Buxhovi.

Ky i fundit javën e kaluar ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, por nuk ka qenë e pastër. Buxhovi kishte përmendur se mbi 100 zyrtarë të LDK-së janë vrarë.

Duke mos ia përmendur emrin, Veseli e ka quajtur Buxhovin një “fosil” që nuk i ndihmon qartësimit të së vërtetës historike, ka raportuar Zëri i Amerikës.

“Është një nga elementët më të dhembshëm pas luftës së Kosovës, së cilës duhet t’i shkohet deri në fund. Ka të bëjë me vrasje pas luftës të cilat janë kriminale nga njerëz të këqinj të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës, por personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe, është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës …”, ka deklaruar Veseli.