Veseli: Iniciativa për Tribunalin, vetëm për të drejtën e kombit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Viti, ka folur edhe për nismën e tij për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

“Sa për të kaluarën, ne kemi pjesën e kontributit dhe kërkojmë që të mos cenohet nga askush, as për UÇK-në, as për luftën tonë të drejtë. Unë kam marrë një iniciativë për Tribunalin, vetëm për të drejtën e kombit tonë. Mos të lejojmë që të cenohet gjaku ynë, por edhe në të ardhmen mos të na përsëritet. Është shumë e rëndë kur i kujtojmë sakrificat. Ne jemi faqebardhë që të krijojmë perspektivë për Ballkanin dhe për Kosovën, duke u orientuar nga e ardhmja që të kemi ekonomi të zhvilluar dhe perspektivë, për inovatorin e ndërmarrësin, të riun dhe të rejat”, tha Veseli, njofton PDK.