Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar seancë të jashtëzakonshme.
“Kjo seancë do të mbahet për të diskutuar dhe miratuar pakon emergjente financiare për të mbështetur 280 mijë punëtorët e sektorit privat dhe 60 mijë bizneset që po kalojnë vështirësi pandemie. Pakoja që pritet ta propozojë PDK-ja kap vlerën prej 320 milionë euro dhe përmban në detaje format ligjore të financimit”, i ka thënë Kohës një burim në PDK.
Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një vizite sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, paralajmëroi se të premten pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme.