Veseli: Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas ftesës së bërë Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së tij nga posti i Kryeministrit.

“Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj”, është shprehur Veseli.

Kadri Veseli më tej ka shtuar se: “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.”

Kreu i PDK-s-, Veseli, gjithashtu ka theksuar se: “Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona.”

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit: