Veseli mbledh sot krerët e shtetit

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin pritet të fillojë në orën 10:00.

Në këtë takim do të diskutohet për rrjedhën e Samitit të Berlinit në raport me dialogun Kosovë-Serbi.