Veseli: Mos të krijojmë kriza artificiale politike

Kreu i PDK-së e ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklruar pas konstitutimit të Kuvendit, duke thënë se është mirë që kjo të hapë rrugë edhe për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se nuk duhet krijuar kriza artificiale dhe se shpreson se dita e sotme do të hapë rrugë për themelimin e institucioneve të reja.

“Jemi shtet i ri, jemi demokraci e re parlamentare, janë normale rrotacionet politike. Ajo që është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët në mes veti dhe nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta bëjnë situatën krizë sociale siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm”, ka thënë më tej Veseli.

Deklarata e plotë e Veselit:

Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit deri në ditën e sotme. Jam shumë falënderues prej qytetarëve dhe deputetëve.

Sot është konstituua Kuvendit i Kosovës, përkatësisht institucionet e saja. Ju uroj të gjithë qytetarëve tanë.

Po ashtu shpresojmë që dita e sotme që ti hap rrugë edhe krijimit të institucioneve siç është formimi i qeverisë.

Jemi shtet i ri, jemi demokracia e re parlamentare, janë normale rotacionet demokratike.

Ajo çka është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët mes vete edhe në të njëjtën kohë nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta vejnë situatën e qytetarit tanë në një krizë e cila është sociale, siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm.