Veseli në Dragash: Do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar për vizitë në Dragash.

Bashkë me kandidatin për deputet nga PDK, onkologun Ilir Kurtishi, Veseli ka takuar banorët e fshatrave Brrut dhe Pllavë të Dragashit.

Atje Veseli ka bërë publike premtimin e tij për aflatimin e 500 kilomtrave rrugë me qëllim të lidhjes më të mirë të fshatrave me qytetet.

“Ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane”, ka deklaruar kreu i PDK-së Veseli.

Ai e përshkruar si mbresëlënëse bukuritë e bjeshkëve të Sharrit në Dragash dhe i ka cilësuar ato si potencial i jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor.

Veseli gjatë vizitës së tij në Komunën e Dragashit, fermerëve u ka premtuar edhe garantim të investimeve të tyre përmes sigurimit të produkteve bujqësore.