Veseli për zgjedhje: Me 6 tetor është dita e votimit, 10 ditë fushatë zyrtare

Të gjitha mundësitë që pas 22 gushtit të ketë ndonjë Qeveri të mandatit të dytë i ka mbyllur Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli. Ai thotë se qeveritë munden të krijohen vetëm pasi qytetari voton këtë vit, transmeton Gazeta Metro.

Data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 22 gusht dhe të gjitha partitë politike duket se i janë përveshur punës për zgjedhjet e parakohshme.

I pari i PDK’së Kadri Veseli për një intervistë për të përditshmën Zëri, ka thënë se zgjedhje duhet të ketë gjithsesi dhe këstu s’ka mëdyshje.

“Po, patjetër se do të ketë. Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarje të Kuvendit dhe shumë shpejt do të caktohet data e zgjedhjeve të reja të parakohshme. PDK’ja do t’i fitojë këto zgjedhje. Nuk kam lejuar në asnjë mënyrë që unë dhe PDK’ja të bëhemi pjesë e ndonjë iniciative të re për të arnuar vazhdim të qeverisë, sepse besoj që institucioneve tona u duhet një legjitimitet i ri qytetar”, ka thënë Veseli.

Gazeta Metro ka mësuar nga burimet e veta brenda PDK dhe ka raportuar më herët se zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor, si dhe fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë zyrtarisht, për çka do të ndikoj në mos humbjen e kohës për rifillimin e bisedimeve Kosovë Serbi, për çka është rritur presioni ndërkombëtar.

Po ashtu para se të vendoset për këtë datë, Metro ka raportuar se Veselit ju kishte ofruar posti i Kryeministrit në një konstalacion forcash politike të gjërë të cilin, Veseli nuk e kishte pranuar dhe ka iniciuar kështu, shkuarjen e shpejtë në zgjedhje dhe verifikimin e legjitimitetit para formimit të qeverisë së ardhshme, pas 6 tetorit.

/gazetametro.net, link: https://gazetametro.net/veseli-per-zgjedhje-me-6-tetor-eshte-dita-e-votimit-10-dite-fushate-zyrtare//