Veseli reagon pas suksesit të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

Kreu u Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas suksesit të koalicionit të subjekteve shqiptare të Luginës së Preshevës në zgjedhjet e sotme parlamentare të Serbisë.

Veseli ka deklaruar se sa herë që janë bashkuar shqitarët ata kanë triumfuar, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve të sotme në Serbi është edhe një dëshmi e saj.

“E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar. Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit”, ka shkaruar Veseli në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ai në fund ka uruar që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Sipas rezultateve të para preliminare, katër nga pesë partitë e pakicave që morën pjesë në zgjedhjet e sotme hynë në parlament.

Mësohet se Alternativa Demokratike e Shqipërisë – Lugina e Bashkuar ka fituar katër vende në parlament.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.