Veseli sërish në QKUK: Lufta kundër korrupsionit nuk fitohet për një ditë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar me vizitat dhe takimet e tij me punëtorët shëndetësorë. Ai ka qëndruar në hapësirat e modernizuara të kardiokirurgjisë duke thënë se ky është shembulli i luftës kundër korrupsionit.

Megjithatë sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk mund të fitohet në një ditë por dëshmon se suksesi mund do të bëj të mundur të ndërtohet një e ardhme më e mirë.

“Sot takova shumë punëtorë shëndetësorë në ambientet e kardiokirurgjisë në QKUK, e cila është model i luftës kundër korrupsionit dhe dëshmi e reformës së madhe në shëndetësi. Tash kemi shërbime më të shpejta, më efikase e cilësore, me pajisje shumë moderne. Milionat e kursyera nga lufta kundër korrupsionit në shëndetësi i kemi investuar në infrastrukturë, në blerje të pajisjeve të reja dhe në shërbime 24 orë. Shembulli i sektorit të shëndetësisë dëshmon se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë, por ajo sjellë edhe përfitime të vazhdueshme. Lufta kundër korrupsionit nuk fitohet për një ditë. Por, me shëndetësinë mund të dëshmojmë se suksesi në këtë luftë na mundëson që të ndërtojmë një të ardhme më të mire” ka thënë Veseli.