Veseli takohet me Kryetaren e Kongresit të SHBA-ve, Nancy Pelosi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, sot është takuar me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.

“Në një takim shumë të veçantë pata nderin dhe kënaqësinë që të bisedoj me Kryetaren e Kongresit Amerikan, zonjën e nderuar Nancy Pelosi. E falënderova për mbështetjen e saj, të Kongresit Amerikan dhe SHBA-ve në të gjitha proceset që kemi kaluar deri tani” ka deklaruar kreu i PDK-së, Veseli.

“Kërkova të njëjtin përkushtim dhe të njëjtën mbështetje për proceset nëpër të cilat po kalojmë sot dhe për ato që na presin në të ardhmen. Mbi të gjitha, mbështetja për Ushtrinë tonë dhe për Iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë. Zonja Pelosi u zotua se mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë ashtu siç ka qenë historikisht deri më tani”, është shprehur në fund Kadri Veseli.