Veseli takohet me Auditorin e Përgjithshëm

Kryetari i Kivendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar ,e me Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, për të diskutuar për të gjeturat që kanë dalë nga raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

“Edhe këtë vit, Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon te jetë institucioni më serioz sa i përket menaxhimit të parasë publike. Unë besoj që transparenca dhe llogaridhënia nuk janë vetëm parime kushtetuese sa i përket shpenzimit të parasë publike, por janë detyrime ligjore që çdo institucion duhet t’i ndjekë në përpikëri” ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Sipas Veselit, Kosova humb miliona euro si rezultat i korrupsionit, keq-menaxhimit dhe moszbatimit të drejtë të ligjit për menaxhimin e financave publike. “Këto para do mund të përdoreshin për mirëqenin e qytetarëve tanë, duke investuar në arsim, shëndetësi dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Zyra e Auditorit dhe Auditori i Përgjithshëm do ta ketë mbështetjen time për ruajtën e parasë publike dhe mirëqenies së qytetarëve” ka shtuar ai.

Veseli njëkohësisht ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i shikojë me vëmendje të gjeturat e raporteve të Zyrës së Auditorit për të gjitha institucionet dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj keqpërdoruesve të parasë publike. Lufta kundër korrupsionit është e pakompromis dhe ne do t’i shkojmë deri në fund.