Veseli takon një grup studentësh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar një grup studentësh, që sipas tij, kanë mbështetur iniciativën për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Veselit në FB:

Pata kënaqësinë të pres në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve tona publike. I falënderova për mbështetjen që treguan për iniciativën time për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare. Bashkëbisedimi me të rinjtë gjithmonë është frymëzues dhe produktiv. Kosova ka ecur përpara, çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit.