Veseli uron ditëlindjen e 92-të të babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale ka uruar ditëlindjen e 92-të të babait të tij.

Kryeparlamentari Veseli, ka postuar fotografi të përbashkët të prindërve dhe fëmijëve të tij dhe ka shkruar se jeta e babait dhe e nënës së tij ka qenë dhe mbetet frymëzim për të dhe fëmijët e tij.