Veseli: Vepra e luftëtarëve frymëzim për të ndërtuar një të ardhme të mirë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Stanovc të Vushtrrisë ku bashkë me familjarë dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë.

Po ashtu, kreu i PDK-së ka bërë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha.

“Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në rrjete sociale.