Vetaksident në Pejë

Një vetaksident ka ndodhur në pasditën e sotme, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ndërsa përveç dëmëve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Deri tek ky vetaksident raportohet të ketë ardhur, si pasojë e kushteve të papërshtatshme në rrugë, që lidhen me kushtet atmosferike të cilat e kanë karakterizuar vendin gjatë ditës së sotme.