Vetëm edhe 3 ditë afat për koalicionet

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mbledhjen e sotme përpos miratimit të buxhetit dhe caktimit të datës së zgjedhjeve, caktoi edhe orën e fundit deri kur partitë politike mund t’i deklarojnë koalicionet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se pas diskutimeve për këtë aspekt, u vendos që afati për t’i bërë publike koalicionet parazgjedhore do të jetë ora 00:00 e datës 30 gusht.

“Pas diskutimeve të shumta afati për deklarimin e koalicioneve do të jetë deri në orën 00:00 të datës 30 gusht”, theksoi ajo.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaci ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor.