Vetëm gjatë qershorit, 1500 të vrarë në këtë shtet

Muaji qershor ka shënuar një muaj tjetër të përgjakshëm në shtetin aziatik të Afganistanit.

Së paku 1,500 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet e ndodhura në gjithë territorin e Afganistanit gjatë muajit të kaluar. Këto viktima janë shkaktuar nga së paku 132 sulme të armatosura të realizuara kryesisht nga Taliban.

Megjithatë, kjo shifër është për 35% më e ulët në krahasim me numrin e vitkimave të shënuar në muajin maj të këtij viti.

Rajonet më të prekura nga sulmet janë Ghazni, Nangarhar dhe Kandahar.