Vetëm në Pejë, 66 aktakuza për gjashtë muaj për vjedhje pylli

Prokuroria Themelore të Pejës ka njoftuar se për gjashtë muaj ka ngritur gjithsej pesëdhjetenëntë aktakuza kundër gjashtëdhjetë e gjashtë personave për veprën penale “Vjedhje e pylli”, ndërsa ka sekuestruar 256.24 m³ masë drusore, nëntëmbëdhjetë kamion, nëntë kombi, dhjetë automjete, shtatë traktor dhe gjashtë motor sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm një kamion dhe një traktor.

Kështu u tha në tryezën e dytë gjatë këtij viti, me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”, të organizuar nga Prokuroria Themelore të Pejës, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Sipas prokurorisë, kjo tryezë e udhëhequr nga kryeprokurori Agim Kurmehaj, kishte për qellim prezantimin e të arriturave prej tryezës së mbajtur në muaji  prill të këtij viti, gjetjen e mekanizmave efikas në luftimin e këtyre dukurive dhe koordinimin sa më të mirë në këtë drejtim, ku të pranishëm ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e pesë komunave Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, zinxhiri komandues i Policisë se Kosovës në rajonin e Pejës, përfaqësues të pylltarisë dhe minierave dhe mineraleve dhe shoqërisë civile.

Në fund të kësaj tryeze u propozuan nga të pranishmit konkluzione të ndryshme të cilat do shërbejnë për mbrojtjen e ambientit, veçanti pyjet dhe lumenjtë. / RTK