Vetëm një i shëruar nga Covid në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Pejës, nga mbi 50 pacientë të raportuar si të prekur me Covid, vetëm një nga ta ka rezultuar si i shëruar ndërsa 54 të tjerë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjitshëm të Pejës.

Sipas një raporti 24 orësh, sa i përket trajtimit mjekësor nga reparti infektiv në spitalin e kësaj komune, bëhet e ditur se 54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19, dy nga ta janë në trajtim respiratorë apo siç njihet si “CPAP”, 38 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.