Veterani i luftës vdes nga Covid-19

Mbrëma ka vdekur nga COVID-19, veterani i luftës, 64-vjeçari Mehmet Kastrati. Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Malishevës. Kastrati, që ishte nga fshati Maxharrë, ishte shtrirë në një nga klinikat në QKUK.

Ai ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK-ja i ka publikuar rezultatet e djeshme për rastet e prekura, është thënë nga Komuna.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19. Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19”, thuhet në njoftim të Komunës së Malishevës./koha/

Vdes nga COVID-19 veterani i luftës Mehmet Kastrati