Vetëvendosja e Pejës fillon festën

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, me t’u mbyllur qendrat e votimit në këtë komunë, kanë pranuar rezultatet e para të exit-polleve, që e qesin të parën, për çka shtabi i kësaj partie kanë dalur të festojnë.

Shefi i Shtabit Zgjedhor i kësaj partie në Pejë, Taulant Kelmendi ka thënë se, presin që rezultatet të flasin edhe për një fitore më të thellë të partisë së tij.