Vetëvendosja e Pejës përkujton Kuvendin e Lidhjes ‘’Besa-Besë’’

Subjekti politik i Levizjës Vetëvendosje në Pejë, në përkujtim të përvjetorit të 122 vjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Pejës ‘’Besa-Besë’’, ka bërë homazhe pranë bustit të veprimtarit Haxhi Zeka, që ndodhet në qendër të qytetit.
‘’Lëvizja VETËVENDOSJE! me kandidatët për deputet nga lista e referendumit: Besnik Zeqiraj, Gramos Agusholli dhe Jeton Lajqi bashkë me strukturat e qendrës së Pejës e aktivistë bënë homazhe dhe vendosën lule tek lapidari i Haxhi Zekës për nderë të kësaj dite dhe gjithë atyre që dhanë kontribut që shqiptarët të mbesin çdo herë të bashkuar.’’-thuhet mes tjerash në faqen e subjektit të Vetëvendosjes.