Vetëvendosja sërish e pengon seancën e Kuvendit

Edhe pas 15 minutave pauzë, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar daljen e Driton Selmanajt nga seanca, raporton Gazeta Express.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë qetësi.

Pasi kjo nuk ka ndodhur, Nagavci ka kërkuar përfundimin e seancës.

“Më vjen keq, po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë”, ka thënë Nagavci. /Express/