Vetëvendosje: Borxhi i Kosovës u rrit në 1.4 miliardë euro

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se qeveria aktuale ka rritur borxhin publik.

Sipas kësaj partie, në më pak se dy vite qeverisje me PAN-in dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, borxhi i Kosovës është rritur në 1.4 miliardë euro.

“Borxhi mund të jetë një mjet për të ndihmuar zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së Kosovës, nëse përdoret me përgjegjësi dhe mençuri. Por një qeveri skajshmërisht e korruptuar, merr para borxh në emër të Kosovës, dhe i keqpërdor ato. Një borxh i cili nuk përdoret për ta zhvilluar ekonominë, rrezikon ta shkatërrojë atë.

PANqeveria po merr borxh për të paguar borxhe të tjera, po merr borxh për asfalt sepse aty mund të vjedhë shpejt e shumë, dhe po merr borxh për të paguar pagat e atyre që janë punësuar me nepotizëm dhe pa meritë në sektorin publik.

Ka ardhur koha që PANqeveria të largohet dhe PANhajnia të ndalet. Kosovën e fituam me luftë e sakrifica, nuk do të lejojmë ta humbim me borxhe e kamata”, thuhet në njoftimin e LVV-së, të shoqëruar me infografikë.