Vetëvendosje dega në Fushë Kosov zgjedh kandidatin pë deputet

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Fushë Kosovë, ka zbular listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

”Me votë të fshehtë Këshilli i Qendrës ka kandiduar të vetmin kandidat që ka sjellur aplikimin, Avni Zogiani, për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.”, thuhet në njoftimin e degës së Vetëvendosjes në Facebook, përcjell LAJME365.

Postimi i plotë:

Të martën mbrëma Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETEVENDOSJE! Fushë Kosovë ka bërë votimin për kandidatin për deputet në listën e VETEVENDOSJE!.
Me votë të fshehtë Këshilli i Qendrës ka kandiduar të vetmin kandidat që ka sjellur aplikimin, Avni Zogiani, për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Fushë Kosovë dje ka aprovuar edhe Shtabin zgjedhor dhe departamentet e tij, duke filluar kështu edhe krijimin e strukturës që do ta bartë fushatën për zgjedhjet parlamentare./lajme365.com