Vetëvendosje demanton videon ku u raportua se vëllai i Qemajl Aliut po blen vota në Shtime

Lëvizja Vetëvendosje ka demantuar videon ku thuhej se vëllai I Qemajl Aliut po blinte vota në Shtime.

Në një reagim ata kanë shkruar se në atë video është aktivisti Arsim Rama dhe kandidtja për asamble Shqipe Miftari, të cilët po mblidhnin të holla për të blerë fishekzjarre.

Ata gjithashtu si dëshmi kanë publikuar fotografitë e dyshes.

Reagimi i plotë:

REAGIM ndaj mediumit Periskopi

Lëvizja Vetëvendosje në Shtime reagon ndaj gënjeshtrës së mediumit Periskopi se vëllai i kandidatit po blenë vota. Në foto shihet aktivisti ynë Arsim Rama dhe kandidatja për asamble Shqipe Miftari duke mbledhur të holla për blerjen e fishekzjarreve për ta festuar fitoren pikërisht para zyreve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Si dëshmi keni fotot e bëra para zyrës sonë të dy protagonistëve, poashtu edhe letra për mbledhjen e të hollave për blerjen e fishekzjarreve.

Ftojmë organet kompetente të merren me rastin dhe shpifjet ndaj organizatës tonë. Do të ju padisim për shpifje!

Video pa zë, pa figurë dhe titullohet vëllai i kandidatit të VV-së, kjo përveçse është gënjeshtër është edhe shkelje e rëndë e etikës së gazetarisë. Është e turpshme.