Vetura godet çiklistin në Pejë

Një veturë, ka aksidentuar një biçiklist në Pejë. Rasti ka ndodhur të premten rreth orës, 19:45, në rrugën Agim Qelaj.

Biçiklisti ka marrë lëndime trupore.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i aksidentuari është dërguar në spital, për tretman mjekësor.

Mësohet se i vetura që ka goditur biçiklistin ka qenë me targa të Ulqinit. / RTK