Vetura zyrtare përfshihet në një aksident në Klinë, 7 persona përfundojnë në spital

Në fshatin Klinë e Ulët dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre veturave, dy civile dhe një zyrtare, shkruan Reporteri.net.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj dhe dy femra.

Policia bën të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.