VIDEO – Deputeti “gjaknxehtë” Xhavit Ukaj, edhe në të kaluarën kishte pasur fjalosje dhe sulme me kolegët e tij

Veprimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga LDK, Xhavit Ukaj, ishte arsyje e ndërprerjes së seancës së Kuvendit mbrëmë, ku po dikutohej për rishikimin e buxhetit.

Deputeti i LDK-së tenton ta sulmoj Vjosa Osmanin, Ndërpritet seanca

Ukaj që është deputet nga Prizreni, dhe ishte emëruar në këtë pozitë pasi LDK morri Qeverinë dhe i është liruar vendi pas emërimeve si Ministra të kolegëve tjerë, gjatë seancës i është vërsulur kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, pasi e njëjta nuk i dha fjalën deputetit.

“A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdorë për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, i ka thënë Osmani, Ukajt.

Incidenti gjatë seancës nuk është i pari në të cilin është përfshirë deputeti Xhavit Ukaj.

Deputeti Xhavit Ukaj para se të sigurotne mandatin në Kuvendin e Kosovës kishte qenë asamblist nga radhët e LDK-së në Prizren.

Edhe gajtë mandatit të tij në Kuvendin Komunal të Prizrenit, deputeti Ukaj kishte pasur disa përplasje dhe fjalosje me ish kolegët e tij.

LAJME365 sjell videot nëpër të cilat shihet deputeti Xhavit Ukaj duke u fjalosur me kolegë gjatë seancave në Kuvendin e Prizrenit.

VIDEO 1

VIDEO 2

VIDEO 3

 

VIDEO 4