(VIDEO) Një pjesë e madhe e profileve në grupin “meKryeministrin” janë të rrejshme

Grupi i famshëm në Facebook ‘meKryeministrin’, i krijuar nga militantët e Vetëvendosjes që numëron mbi 200 mijë anëtarë, i krijuar për të linçuar kundërshtarët politik e persona publik që mendojnë ndryshe nga lideri të tyre Albin Kurti, është veçse një mashtrim, në këtë grup mbi 70 mijë janë profile të rrejshme.

Militantë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë krijuar një grup në Facebook të quajtur ‘meKryeministrin’, për ta përdorur për linçime publike ndaj personave publik e kundërshtarëve politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ky grup për një kohë shumë të shkurtër kishte mbledhur mbi 250 mijë mbështetës, por në fakt e vërteta është ndryshe, shumica e këtyre profileve dhe anëtareve të këtij grupi janë të rrejshme.

Si duket Vetëvendosje ka një rrjet IT’sh shumë të organizuar për të manipuluar me numra në Facebook, siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, mbi 70 mijë profile apo anëtar të këtij grupi janë të rrejshëm ose të blerë, të cilët kanë emra kinez.

Ky grup së fundmi kishte sulmuar figurat e LDK’së, nga lideri Mustafa, e figura të tjera nga ky subjekt të cilët kishin vendosur të largoheshin nga qeverisja me Vetëvendosjen për arsye se kjo e fundit po tregohej jo konstruktive dhe rrezikonte prishjen me partneret kryesor të Kosovës, SHBA’në