VIDEO/ Hajnat në mes të natës vjedhin një biznes në Prizren

Një lokal në Prizren ka qenë cak për të kryer vjedhje, nga dy persona.

IndeksOnline ka arritur të sigurojë videon, e cila zbulon pamjet derisa këta dy persona kryejnë vjedhjen në mes të natës.

Lokali që ofron për shitje produkte agro-veterinarie, është grabitur nga këta dy persona të maskuar.

Fillimisht grabitësit drejtohen tek arka, por që nuk largohen pa marrë edhe produkte tjera.

Me rastin në fjalë po merren Policia e Kosovës. /Indeks/

Tags: , ,