Video/ Klinika Infektive në Pejë e stërngarkuar qytetarët presin në radhë për mjekim

Qytetarë të shumtë kanë mbetur jashtë dyerve të Klinikës Infektive të Spitalit Rajonal të Pejës duke pritur për orë të tëra që të marrin trajtimin e nevojshëm.

Lexues të Indeksonline kanë bërë të ditur se rreth 70 pacientë kanë mbetur në pritje për vizitë tek doktorët përkatës.

Si pasojë e përhapjes së madhe të COVID-19 e gjithë situata në sistemin shëndetësorë është katandisur, e QKMF e klinika të ndryshme po janë të stërngarkaura thuajse çdo ditë.

Situatë e ngjashme ishte edhe mbrëmë në një prej QKMF-ve të Pejës, ku pacientët po trajtoheshin nëpër korridore./Indeksonline/