VIDEO: Me kallash e sëpata, si e terrorizuan Doganën e Kosovës hajnat armatosur

Katër hajna të maskuar dhe të armatosur, kishin hyrë për ta grabitur Doganën e Kosovës, në Merdarë. Pamjet e grabitjes kur hajnat hyjnë me kallash, pistoletë dhe sëpatë brenda objektit të Doganës, do të duhej ta shqetësonin secilin person përgjegjës në Polici, Prokurori dhe Gjykatë për mos dënimin e tyre, shkruan Sinjali.com

Viti 2018 ka hyrë në histori për numrin më të madh të grabitjeve të armatosura në Kosovë. Cak i hajnave kanë qenë bankat komerciale dhe pompat e derivateve. Nuk kanë shpëtuar lehtë as institucionet e Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur para disa muajsh në Merdarë.

Portali sjell ekskluzivisht pamjet nga grabitja e armatosur.