(VIDEO) Polcia arreston burrin që i dha revolen vajzës 6 vjeçare

Lajme365 ka raportuar se personi me iniciale C.H, 43 vjeçar nga qyteti i Mitrovicës është parë teksa i ka dhënë në duar armën pa leje, vajzës së tij të mitur për të shtënë me të në ajër.

(VIDEO) Burri i jep vajzës 6 vjeçare revole për të gjuajtur

Policia në Mitrovicë ka realizuar një urdhërkontroll në një shtëpi, me ç’rast urdhërkontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë shkrepte një armë zjarri.

Gjatë kontrollit Policia te i dyshuari ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.

I dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.