Vidhen gjësende në ambulantën në Preoc të Graçanicës

Në Preoce të Graçanicës dje persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Me këtë rast ata kanë vjedhur një UPS dhe disa gjësende tjera  të gjitha në vlerë rreth 130€.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.