Vidhen rreth 100 dele në komunën e Dragashit

Në ditën e djeshme konkretisht në orët e mbrëmjes në fshatin Kuklibeg të komunës së Dragashit është raportuar se rreth 100 Dele janë vjedhur nga persona ende të paidentifikuar raporton televizioni Opoja.

Pasi që pronari Nesim Halimi për shkak të disa problemeve shëndetësore kishte udhëtuar për në Prizren e keshtu që persona të paidentifikuar kanë gjetur rastin dhe kanë arritur të futen në Stanin e tij ku dhe kanë vjedhur një numër të konsiderueshëm të Deleve.

Pronari Nesim Halimi kishte njoftuar Policinë e Kosovës ku keta të fundit deri me tani janë në vendngjarje për të mbledhur prova të mjaftueshme në lidhje me kete vjedhje.

Nesimi ka një kerkes nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që nese kanë ndonjë informacion të raportojnë atë në Tel 044 33 55 38 ose edhe në Organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Për të identifikuar delet e këtij pronari ato kanë një shenjë në kurriz në formë të rrethit me një pikë në mesë.

Foto është e marrë si ilustrim kështu që në koment do të mund të gjeni një foto reale të Deleve./tvopoja

Tags: ,