Një veturë e një banori është vjedhur në fshatin Nepole të Komunës së Pejës, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës që lamë pas, ndërsa sipas Policisë së Pejës, vetura ka qenë me targa vendore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.”- thuhet në raportin policor.
Ndryshe, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.