Viktima nga vërshimet në Turqi

Mediat turke raportojnë për 2 të vdekur dhe 8 të tjerë të zhdukur nga vërshimet të cilat e kanë goditur qytetin turk Trabzon gjatë ditës së sotme.

Mësohet se si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri tek shpërthimi i një gypi në një hidrocentral i cili ndodhet në rajonin Araklı në afërsi të qytetit Trabzon në verilindje të Turqisë. Si pasojë e shpërthimit të gypit në fjalë, është shkaktuar vërshimi i vrullshëm i cili ka lënë pas vetes 2 viktima dhe 8 të zhdukur.

Autoritetet turke kanë raportuar se në mënyrë intenzive janë në kërkim të gjetjes së 8 personave të zhdukur si pasojë e vërshimeve.