Virusi “Lassa” vret 129 persona në Nigeri

129 persona raportohet të kenë humbur jetën në pesë muajt e fundit si pasojë e virusit “Lassa” në shtetin e Nigerisë në Afrikë.

Gjatë vitit të kaluar Qeveria e Nigerisë kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme së pasojë e rrezikut të lartë nga ky lloj i virusit i cili buron nga brejtësit.

Autoritetet nigeriane kanë apeluar te popullata që të rrisin kujdesin ndaj higjienës dhe të mos kenë asnjë lloj kontakti me brejtësit. null