Vizita e Macron në Serbi, këto do të jenë temat kryesore të takimit

Vizita e presidentit francez në Serbi ka marrë vëmendjen e mediave serbe dhe atyre franceze të cilat edhe kanë shkruar për temat e mundshme mes Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiq.

Mediat franceze kanë shkruar se temat kryesore Macron- Vuçiq do të jenë anëtarësi i Serbisë në BE, problemet e marrëdhënieve me Kosovën si dhe bashkëpunimi ekonomik, dhe ndoshta, siç shkruajnë këto medie, një marrëveshje me një kompani franceze për ndërtimin e metros në Beograd.

Paris Express njofton vizitën e nesërme të presidentit francez dhe flet për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat siç thotë kjo medie, do të jetë në qendër të vëmendjes dhe nënvizon se “tensioni u rrit, kur Kosova në fund të vitit 2018 prezantoi tarifat e 100 për qind për importet e produkteve serbe”.

AFP vë në pikë të vëmendjes dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, Beograd-Prishtinë i cili është “ngrirë” tashmë e disa muaj si dhe se përpjekjet e Berlinit dhe Parisit.

“Dhe mundësia se konflikti është zgjidhur kurse, shkëmbimi i territorit është ende i pa kërkuar” dhe, që të bëhen të vetëdijshëm se “Parisi është i hapur për këtë temë dhe është kundër Berlinit i cili ka frikë se kjo do të hapte” kutinë e Pandorës.

Express, West-France dhe Le Figaro shkruajnë se Macron do të flas edhe për aspiratën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, media këto të cilat thonë se Parisi në këtë drejtim do të jetë i kujdesshëm

“Presidenti Makron mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit, por edhe tregon se anëtarësimi do të pasojë vetëm pas ristrukturimit të BE-së”

Një keqkuptim i madh ishte, siç thuhet, dhe kur gjykata franceze në 2017 refuzoi kërkesën e Beogradit që ta ekstradojë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ishte arrestuar në Francë e që në Serbi është i akuzuar për krime lufte.

Lista West-France gjithashtu kujton se marrëdhëniet e Francës me Serbinë kishin “dështime të shumta”, ndërsa Log Figaro thekson se këto incidente kanë shkaktuar shumë pakënaqësi në Serbi.