Vjedhja e rëndë në një dyqan në Pejë, Policia arreston hajdutin

Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Pejë. Protagonisti i vjedhjes hyri me dhunë brenda lokalit dhe arriti të merr gjëra me vlerë.

Por, nuk ka shkuar gjatë dhe hajduti është arrestuar gjatë ditës së sotshme. Policia ka shfrytëzuar kamerat e sigurisë dhe ka arritur të identifikoj hajdutin.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pas kontrollës që i është bërë në shtëpi, të dyshuarit i janë gjetur armë zjari dhe fishekë./Indeksonline/