Vjen reagimi i Avdullah Hotit për aktakuzat e Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur pas aktakuzave të Gjykatës Speciale të ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Lajme365, hoti ka thënë se Qeveria beson se Lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK-së, ishte e drejtë dhe çlirimtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi”, ka shkruar më tutje Hoti.

 

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi.

Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit./lajme365.com