Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas dënimit të Haradinaj e Gucatit

Sot është shpallur aktvendim dënues ndaj krerëve të OVL të UCK-së, Gysni Gucatit e Nasim Haradinaj. Ata janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë, secili nga Gjykata Speciale.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshorte e Rexhep Selimit, ish-kreut të UÇK-së që po gjykohet në Hagë.

Ajo e ka quajtur të padrejtë vendimin e Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt,

“Ky vendim i Gjykatës Speciale vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi”, ka shkruar deputetja e LVV-së në një shkrim në Facebook.

Bashkëshorti i saj, Rexhep Selimi po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës për akuzat për krime lufte, që pretendohet të jenë kryer më 1998-99.